Hysaj qan rastin e humbur: Do e mbaj mend gjatë, gati për ndeshjen tjetër

Hysaj qan rastin e humbur: Do e mbaj mend gjatë, gati për ndeshjen

Shqipëria mori një fitore mjaft me vlera përballë Izraelit duke fituar me shifrat 1-0. Titullar në këtë përballje ishte dhe Elseid Hysaj, i cili kishte dhe rastin më të mirë për të dyfishuar rezultatin. Për mikrofonin e Supersport, mbrojtësi shkodran tha:

Rasti i humbur…

Ai rast do më mbesë në tru për shumë kohë, do bëhem gati për ndeshjen tjetër.

Shumë kritika, se nuk jepni te Shqipëria atë që jepni te Napoli…

Tek mu nuk ndikojnë, pasi jap 100% për vendin tim. Njerëzit do flasin për mua, pasi nuk e kalojnë kohën ndryshe. E nisëm me këmbën e mbarë, dhe tani duhet të mendojmë menjëherë për tjetër. Sot ndoshta mungoi pak freski, pasi kam gabuar në disa pasime, por nuk është se kisha probleme fizike.


EMISIONET