Hysaj e Gjimshiti të bindur: Problemet i kemi lënë pas, kualifikohemi për më tej

Hysaj e Gjimshiti të bindur: Problemet i kemi lënë pas,

Elseid Hysaj dhe Berat Djimsiti ishin dy futbollistët e ekipit kombëtar të cilët dolën sot përpara mediave, në prag të ndeshjes zyrtare me Izarelin.  Për mbrojtësin Hysaj, tashmë ekipi është gati, edhe me rikthimin e disa lojtarëve që kishin munguar. Për të, ndeshjet e fundit duhen lënë pas, pasi kërkohet përqëndrim për këto dy takime të radhës në këtë start kompeticioni:

Kemi ndryshuar shumë pas ndeshjeve të fundit, të cilat nuk shkuan mirë. Por, atëherë kishte shumë faktorë, si pushimet, apo gjendja e ngarkuar fizike e jo pak lojtarëve. Duhet t’i harrojmë sa më shpejt ato ndeshje dhe të përqëndrohemi maksimalisht te sfida e së premtes. Nuk duhet të mendojmë të kaluarën dhe duhet të jemi të qetë. Të fokusohemi te kjo mundësi që kemi për të shkuar në Europian. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati. Ne nuk duhet t’i falim më minuta Izraelit, siç bëmë këtu në ndeshjen e parë në eleminatoret e Botërorit. Ajo që duhet të bëjmë tani është vetëm të përqendrohemi. E dimë ku duhet të përmirësohemi dhe për këtë po punojmë. Të gjithë duhet të kemi një gjë në tru, kualifikimin në Europian. Do të ishte një gjë e madhe dhe entuziazmi nuk na mungon. Vetë personalisht dua sërish të përjetoj një tjetër kualifikim. Dhe jo vetëm unë. Sadiku apo Roshi janë mungesa të mëdha, por ne jemi grup i mirë dhe kemi rikthyer edhe futbollistë me eksperiencë”,- theksoi Hysaj.

Nga ana e tij, qendërmbrojtësi Djimsiti përpara kësaj sfidë theksoi:

“Ne që kemi luajtur kundër Izraelit dy ndeshje, e dimë çfarë ekipi është. Do të shikojmë kush janë repartet e tyre më të forta. Kemi dy objektiva, të luajmë mirë dhe të kalojmë grupin. Ne duam të arrijmë maksimumin dhe të punojmë sa më shumë, duke qenë të përqëndruar maksimalisht. Ndeshjen duam ta zhvillojmë si ajo që bëmë në Izrael dhe ku demonstruam karakter dhe e fituam. Objektivi është t’i fitojmë ndeshjet. Është rasti që t’i përmirësojmë gabimet tona”. 

Ditën e sotme skuadra përfaqësuese zhvilloi seancën e paradites, në një kohë që do të realizojë edhe një të dytë gjatë pasdites. Sipas programit, stërvitjet e sotme kanë qenë me dyer të mbyllura. Nesër përpara nisjes në Elbasan, ekipi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në orën 10.00 paradite.

EMISIONET