Hysaj e Berisha mbesin "thatë", Strakosha koleksionon pikët e para

Hysaj e Berisha mbesin "thatë", Strakosha koleksionon pikët

Pas fitoreve me përmbysje Napoli nuk ka mundur të reagojë ndaj Sampdorias, duke u mposhtur kështu me shifrat e thella 3-0. Në takimin e vlefshmë për javën e 3-të të Seria A, djemtë e drejtuar nga Carlo Ancelotti nuk arritën të bëjnë thuajse asgjë përballë vendasve që të frymëzuar nga Defrel arritën të merrnin 3 pikëshin e parë në këtë sezon.

Fillimisht sulmuesi francez zhbllokoi takimin, ndërkohë që pak minuta më vonë shënoi golin e sigurisë. Për të vulosur rezultatin përfundimtar mendoi "bomberi" Fabio Quargliarella.

Spektakolar dhe plot emocione rezultoi i "Mapei Stadium" me vendasit e Sassuolo që shkatërruar me rezultatin 5-3 Genoan. Humbje pësoi dhe Atalanta, që me Etrit Berishën në portë u mposht minimalisht nga Cagliari 1-0. Fitore minimale arriti dhe Lazio që mposhti 1-0 Frosinonen. Goli i vetëm i takimit u shënuan nga Luis Alberto ndërkohë që Strakosha ishte në fushë gjatë gjithë takimit.

Takimi tjetër ai mes Chievos dhe Empolit u mbyll me rezultatin 0-0.

EMISIONET