Hyri në histori, fejohet kryeministrja e Zelandës së Re

Hyri në histori, fejohet kryeministrja e Zelandës së Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është e fejuar me partnerin e saj prej shumë vitesh, prezantuesin televiziv Clarke Gayford.

Lajmet për fejesën e çiftit u përhapën pas Ardern u pa në një ceremoni të premten me një unazë diamanti në gishtin e mesëm të dorës së majtë.

Dhe zëdhënësi i saj konfirmoi lajmet se kryeministrja u fejua gjatë Pashkëve.

Vitin e kaluar, çifti u bënë prindër të një vajze, Neve Te Aroha.

Në janar, Ardern u pyet nga Victoria Derbyshire e BBC nëse ajo do t'i propozonte Gayford.

"Jo nuk do i propozoja. Dua ta lë të përjetojë dhimbjen dhe torturën e agonisë për bërjen e kësaj pyetje,"-tha ajo.

Kryeministrja hyri në histori si udhëheqësja e dytë botërore që lindi fëmijë gjatë kohës që ishte në detyrë. E para ishte e ndjera Benazir Bhutto, kryeministrja dy herë e Pakistanit.

Në atë kohë, Ardern tha se Gayford do të merrte rolin e babait dhe do kujdesej për vajzën.

Ardern dhe Gayford u takuan për herë të parë në një aktivitet çmimesh në vitin 2012.

EMISIONET