Hyri në dush me lente në sy, futbollisti humb pjesërisht shikimin

Lentet janë shumë të rrezikshme nëse nuk i përdorni në mënyrën e duhur! Këtë e vërteton një futbollist amator, i cili ka mbetur pjesërisht i verbër pasi bëri dush pa hequr lentet.

Nick Humpreys nga Shtropshire nuk ishte në dijeni të rrezikut që i sjellin lentet dhe lahej rregullisht pa i hequr. Në janar të vitit 2018, ai vuri re një shenjë në sy, për të cilën i thanë se është infeksion.

Rezultatet dolën pozitive për Keratitis Acanthamoeba, një infeksion nga një organizëm i vogël që gjendet në ujë dhe është në gjendje të hyjë në sy përmes një prerjeje të vogël, shpesh shkaktohet nga lentet e kontaktit.

Në mars të vitit 2018, Nick, një gazetar lokal dhe sportist, papritmas humbi vizionin e tij ndërsa ngiste makinën dhe që nga ajo kohë nuk u shërua kurrë.

Gjatë kësaj periudhe ai është përpjekur të marrë mjekime që të mos humbasë plotësisht shikimin në syrin e dëmtuar. Ai ka bërë dy operacione, njëra prej të cilave ishte të pastronte infeksionin dhe tani po pret një transplant të kornesë që të rikthejë shikimin.


EMISIONET