Hyjnë në park për të vrarë elefantët, qëllohen për vdekje 3 gjuetarë

Tre gjuetarë pa leje janë qëlluar për vdekje nga ruajtësit e kafshëve të egra pasi hynë në një park kombëtar në Kenia.

Gjyetarët e armatosur, të cilët thuhet se ishin Uganda, nga hynë në mënyrë të paligjshme në Parkun Kombëtar të Malit Elgon të mërkurën dhe u përpoqën të vrisnin elefantët dhe të vidhnin dhëmbët e tyre.

Kur ata hynë në park filloi shkëmbimi i zjarrit midis gjuetarëve dhe policët e Kenya Wildlife Service(KWS), të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e kafshëve.

Ndërsa 3 nga gjuetarët u vranë, dy të tjerë u plagosën por u arratisën, njoftoi KWS.

"Zyrtarët ishin në patrullë rutinore brenda parkut kur hasën pesë gjuetarët, dy prej të cilëve ishin të armatosur,"-tha KWS në një deklaratë.

Gjuetia pa leje ka rënë ndjeshëm në Kenia me kulmin e saj në vitin 2012, por mbetet ende një problem pasi vetëm vitin e kaluar janë vrarë  69 elefantë dhe rinocerontë.

EMISIONET