Të dashur prej 7 vitesh dhe më në fund do bëhen prindër të një djali. Aktori i njohur shqiptar, Visjan Ukcenaj dhe partnerja e tij Jona Xhelilaj kanë rrëfyer se do të bëhen me fëmijë shumë shpejt.

Në një intervistë për Rudinën, ai tha: "Kjo është një ndër gjerat më të bukura që mund ti ndodhë çdo njeriu dhe është një nga gjërat më të mrekullueshme në jetë. Zoti nuk na ka dhënë mundësinë që të jemi të pavdekshëm, por na ka dhënë mundësinë që të ketë vazhdimësi. Puna, karriera, prona, leku i madh nuk ka asnjë vlerë përpara kësaj krijesë."

Të dy kanë zgjedhur që të bëjnë dasmën e madhe kur fëmija të vijë në jetë dhe këtë e ka konfirmuar regjisorja.

Jona Xhelilaj: Kur kam qenë e vogël, shikoja fotot e dasmës së mamit dhe babit, dhe them po unë ku jam këtu. Dhe ju thoja prindërve si ka mundësi që unë nuk jam unë e pranishme. Fillova të qaja. Më ka lënë shumë gjurmë dhe vendosa që kur të bëjmë dasmë dua që të jetë i pranishëm dhe fëmija ynë.

/Ora News.tv/