Eliminimi nga Champions League nuk është kapërdirë mirë nga trajneri i kampionëve të Holandës, Marc Van Bommel. Pas humbjes kundër Tottenham Hotspur, tekniku i PSV-së ka shpërthyer në kritika ndaj kushteve të fushës në stadiumin mitik "Wembley".

"Ishte një m.."-tha Bommel në konferencën e tij për shtyp pas humbjes.

"Ishte një gjendje të keqe. Nuk ishte aspak e mirë, por nuk ankohem.U kam thënë djemve pas një minute: "Mos u ankoni dhe shkoni e merrni mësim në fushë. Gjithkush dëshiron një fushë të mirë, por ju nuk do e gjeni këtu."

Stafi holandez ishte njohur me fushën që ditën e hënë, por për Van Bommel terreni nuk ishte aq shqetësues sa u duk në fundin e konferencën për shtyp.

/Ora News.tv/