Humbja me Skënderbeun, Dalipi: Ekipi u paraqit mirë, "hija" e Tokiç? Kam ...

Humbja me Skënderbeun, Dalipi: Ekipi u paraqit mirë, "hija"

Partizani pësoi një humbje tepër dramatike përballë Skënderbeut, dhe për trajneri e kryeqytetasve, Klevis Dalipi, rezultati i sfidës e zhgënjeu, por deklaroi se ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit.

"Është për të ardhur keq, sepse ndeshjen mund ta përkufizoj në 2 aspekte. Në pjesën e parë ishim të qartë në sulm, shfrytëzuam dyshen sulmuese, dhe funksionuam perfekt. Mungesa e finalizimit na penalizoi. Patëm edhe një ndërrim të detyruar me Kardozon. Për rrjedhojë, nuk kisha shumë karta, tentuam, por pati një rënie. Edhe pse nuk kishim freskinë e pjesës së parë, tentuam të fitonim, por pësuam nga një gol në minutat e fundit, dhe Skënderbeu erdhi me pak lojtarë pa pretendime. Fati ishte në anën e tyre. Nuk e meritonim humbjen për atë që dhamë në fushë.

"Kjo ishte një ndeshje që duhej fituar. Skënderbeu nuk kishte presion, luante lirshëm dhe janë komodë. Ne e dominuam takimin. Mund të dilnim me një pikë nga ky takim, që do na mbante moralisht lart, por fitoren nuk e morëm dot.

"Unë kam besimin e klubit, ata mund të kenë një plan B, apo gazetarët. Deri në momentin e fundit që do jem në skuadër, do jap maksimumin për ta ndihmuar këtë skuadër. Nuk kam dashur të jem i padukshëm në një skuadër legjendare, por të lë gjurmë. Këto lajme nuk i bëjnë mirë klubit tonë. Kjo nuk më bën pesimist.

"Ai mund të mos jetë projektuar për stolin, gjithsesi, unë do jap maksimumin deri në fund, për të arritur objektivin Europë. Do më vijë keq nëse nuk do jem në të ardhmen, pasi kam shumë plane në kokë, pasi nuk kam pasur mjaftueshëm kohë për të futur idetë e mia.

"Ambiciet e mia kanë qenë gjithmonë të mëdha, pa shkelur në kallo mbi askënd. Unë kam qenë kërkues gjithmonë. Unë do vazhdoj karrierën time. Do dëshiroja të vazhdoja këtu, pasi kam 5 vite. Idetë e mia për një futboll ndryshe, do i bëja vetëm në një fazë përgatitore. Unë dua të luftoj dhe të jem gjithmonë protagonist.

"Rezultatet e tregojnë këtë, por ajo që treguam në pjesën e parë, nuk shënuam edhe pse krijuam shumë. Më duhet kohë të aplikoj ato gjëra që kam në kokë. Nuk ke kohë të bësh këto gjëra në kaq pak javë."-tha Dalipi për "SuperSport".

EMISIONET