Trajneri i Kukësit, Piter Pakult, u shpreh tepër i zhgënjyer për paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme ndaj Luftëtarit. Për “Supersport” Pacult theksoj se gabimet në pasime ishin problemi i vetëm që ekipi çaloj.

 “Unë jam i të njëjtit mendim, që në pjesën e dytë, sikur ishte ekip tjetër. Është fakt që pjesën e parë deri në momentin që na barazuan, ishte në rregull ekipi dhe ndeshje. Ajo që ndodhi në pjesën e dytë ishte e pakuptueshme.”

"Unë jam dakord me këtë pjesë. Pjesën e parë mendoj që kishim më tepër mundësi. Pjesën e dytë i dhamë shumë hapësira dhe mundësi ekipit të Luftëtarit. Me të vërtetë e pakuptueshme ajo që ndodhi. Gabime të shumta në pasime, mendoj që ajo ishte problemi kryesor.

"Jam i mendimit që ka shumë ekipe që ndoshta ritmin do ta mbanin. Duke parë që shikojmë ndeshje nga kampionate të ndryshme. Është e rrallë që një ekip të mbajë ritmin e njëjtë.

"Jam i mendimit që ato 40 minutat e para e lejuam kundërshtarit të luajë, i pritëm si ekip. Deri te pësimi i golit i bllokuam mirë. Ndërsa pjesën e dytë ekipi nuk bëri atë që i kërkova unë, prandaj u ndëshkova.

"Si trajner asnjëherë nuk je i kënaqur me ekipin, sidomos pas një rezultati të tillë. Nuk bëmë atë që duhet."-përfundoj Pacult.

/Ora News.tv/