Momente të vështira ka kaluar trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli pas humbjes së thellë 3:0 me Kroacinë mbrëmjen e së enjtes.

Kanali 26 shkruan se trajneri argjentinas është goditur me shishe nga tifozët.

Shishja erdhi nga tribuna si shenjë pakënaqësie nga tifozët argjentinas.

Sipas mediave të huaja tifozët sulmuan dhe fyen Jorge Sampaolin pas golin e dytë dhe të tretë të Kroacisë.

Argjentina humbi 3-0 dhe praktikisht konsiderohet e eleminuar nga Kampionati Botëror.

Pas golit të dytë sigurimi ndërhyri për të larguar tifozët nga stadiumi. Ndërsa në golin e tretë, ata gjuajtën me shishe ujë trajneri nga tribuna.


/Ora News.tv/