Një Koke i zhgënjyer ai i cili u shfaq në konferencën për shtyp pas eliminimit nga Kupa e Botës.

"Ishte një ditë e vështirë, jo vetëm për mua, por për të gjithë spanjollët. Nuk e prisnim këtë. Duhet të përmirësohemi në disa aspekte, ne nuk e merituam këtë. Kontrolluam ndeshjen dhe dëshironim që ata të lodheshin në mënyrë që të dilnin më shumë. Ne ishim duke bërë mirë, ata shënuan dhe kjo ishte një goditje. Nuk mund të them nëse do të ketë një epokë të re pas kësaj, është e trishtueshme që Iniesta po largohet. Ka lojtarë që kanë shumë dëshirë dhe ambicie. Ne jemi të trishtuar sepse nuk kemi kaluar dhe ne kemi nevojë të mendojmë për të. "-tha fillimisht mesfushori.

I pyetur për largimin në stol, Koke u shpreh:

"Në të vërtetë largimi i Lopetegui nuk ndryshoi asgjë dhe ne e dinim se duhej të jepnim gjithçka. Trajneri ynë u largua dhe pastaj Hierro bëri gjithçka që mundi."-përfundoi Koke.

Mesfushori i Atletico Madrid ishte mjaft deciziv për skuadrën e tij, pasi penalltia e goditur prej tij u neutralizua nga Igor Akinfeev, duke i hapur rrugë Rusisë për të kaluar në raundin tjetër.

/Ora News.tv/