Humbi ndaj Flamurtarit, Gjoka zbulon mungesën e madhe te Kukësi

Humbi ndaj Flamurtarit, Gjoka zbulon mungesën e madhe te Kukësi

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka është shfaqur mjaft i mërzitur pas humbjes me Flamurtarin. Tekniku kryeqytetas është ndalur për mikrofonin e "RTV Ora" për të analizuar këtë takim, teksa ka zbuluar dhe atë që i mungon Kukësit për të arritur te fitorja.

Sa duhet të prodhojë Kukësi për të fituar?

"Këto janë gjëra  që ndodhin. Prandaj më erdhi më shumë keq sepse nuk ishte kjo ndeshje për tu humbur. Nuk ishte një ndeshje për tu humbur për këtë skuadër e cila prodhoi kaq shumë. Duhet të pranojmë verdiktin."

Terapi speciale për sulmuesit?

"Para 3 ditësh fituam një ndeshje me një eurogol. Sot patëm mundësinë për bërë shumë. Nuk e bëmë. Ndoshta sot fati nuk ishte me ne."

Çfarë i mungon Kukësit?

"Kukësit i mungon vetëm vetëbesimi. I duhet vetëbesim për të kuptuar se çfarë cilësish ka brenda.  Plus që ne sot nuk kishim stol përveç Çyrbja. Kishim gjithë ato mungesa. "-përfundoi Gjoka. 

 

EMISIONET