Humbi fluturimin, udhëtari tenton të hapë me forcë derën e aeroplanit

Humbi fluturimin, udhëtari tenton të hapë me forcë

Një pasagjer i zemëruar ka vrapuar në pistën e aeroportit të Melburnit dhe u përpoq që të hapte me forcë derën e aeroplanit.

Udhëtari humbi fluturimin e tij pasi erdhi me vonesë në aeroport. Dhe më pas u përpoq që të hypte në një tjetër aeroplan që po ngrihej në fluturim.

Ai arriti që të hypë nga shkallët deri tek dera e avionit dhe tentoni ta hapë me forcë duke shkelur masat e sigurisë. 

Policia federale australiane arriti në vendngjarje dhe arrestoi burrin.


EMISIONET