Tre viktima “nga bora”, humb jetën punonjësi i OST në Mirditë

Tre viktima “nga bora”, humb jetën punonjësi i OST në

Tre viktima u regjistruan në Mirditë e Shkodër në ngjarje të lidhura me temperaturat e ulta dhe motin e keq. Një punonjës i OST humbi jetën ndërsa po shkonte të riparonte një defekt në Perlat të Mirditës për shkak të një ataku kardiak. Në Shkodër, një grua  e moshuar humbi jetën pasi banesa u përfshi nga zjarri. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes punonjësi i një karburanti vdiq pasi streha e ndërtesës u rrëzua për shkak të peshës së borës.

Një punonjës i OST humbi jetën në Mirditë teksa po shkonte të riparonte një defekt elektrik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjës së të enjtes në fshatin e thellë të Mirditës, Perlat.

Gjovalin Qafa, 58 vjeç, nga Laçi mendohet të ketë vdekur si pasojë e një ataku karidak.

Policia ka bërë me dije se 58 vjeçari u gjet i vdekur në makinën e tij teksa po udhëtonte drejt zonës malore për të riparuar defektin elektrik.

Dy ngjarje të lidhura me motin e keq u regjistruan brenda pak orëve në Shkodër.

Një grua e moshuar humbi jetën në Shkodër, pasi shtëpia e saj u përfshi nga një zjarr në orët e para të mëngjesit.

Viktima është identifikuar si Laje Betja rreth 80 vjeç.

E moshuara mësohet se jetonte me të birin në një banesë në Rrugën e Koplikëve.

Burimet thanë se familja përdorte një ngrohëse me korent për ti bërë ballë temperaturave të ulta, çka dyshohet edhe shkak për zjarrin.

Por gruaja e moshuar për shkak edhe të problemeve me shikimin dyshohet se nuk ka arritur të dalë nga shtëpia dhe ka vdekur nga asfiksia.

Ndërkohë pasditen e së enjtes punonjësi i një karburanti humbi jetën pasi streha e ndërtesës u shemb për pasojë të rëndesës së dëborës.

Viktima ishte Tonin Loci, 53 vjeç.

Pas aksidentit një reagim ka ardhur edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila iu ka bërë thirrje të gjithë subjekteve dhe banorëve në zonat e prekura nga dëbora që të marrin masa për pastrimin e çative.

(Foto ilustruese)

EMISIONET