Kryeinspektori i degës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun e Kukësit, Petrit Shehu, ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Aksidenti ndodhi një ditë më parë, ku dy automjete janë përplasur në segmentin rrugor Ura 6- metroshe në drejtim të qytetit të Kukësit ku për pasojë ka humbur jetën njëri nga drejtuesit e mjeteve, pikërisht, zyrtari i lartë i ISHSH-së.

 "Mjeti tip 'Wolsvagen' që drejtohej nga shtetasi P.Sh., banues në Kukës, është përplasur me mjetin tip "Benz-furgon", që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.D., banues në Kukës,"-raporton policia.

Për ndarjen nga jeta të Shehut ka shprehur ngushëllimet edhe kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, që i ka shprehur ngushëllimet familjes.

Eltar Deda: Humbet jetën në aksident Kryeinspektori i degës së ISHSH Qarku Kukës Z. Petrit Shehu. Inspektorati shtetëror Shëndetësor me hidhërim të madh njofton se më datë 2 shkurt 2018 humbi jetën në një aksident rrugor Petrit Shehu, kryeinspektori i degës së ISHSH Qarku Kukës.

Në këto momente të vështira i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së Petritit.

Dhimbja është shumë e madhe dhe nuk mund të shprehet me fjalë.

Të qoftë dheu i lehtë kolegu dhe miku ynë Petrit …..

/Ora News.tv/