Një minator ka humbur jetën në Librazhd ndërsa është aksidentuar me makinerinë e punës.

Viktima është shtetasi H.V.,  rreth 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash,Librazhd.

"Ai ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makineri të punës, i cili ishte punëtor në një minierë" thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv/