Humb fluturimin, pasagjeri vrapon në ndjekje të aeroplanit

Humb fluturimin, pasagjeri vrapon në ndjekje të aeroplanit

Një pasagjer është ndaluar nga policia pasi vrapo drejt terminalit në ndekje të aeroplanit pasi humbi fluturimin.

Por është ndaluar nga policia. Madje pasagjeri filloi duke i bërtitur pilotit që ta priste.

Incidenti ndodhi në Aeroportin e Dublinit,rreth orës lokale 07:00 të mëngjesit të së enjtes.

I riu, që mendohet të jetë rreth 20 vjeç nga Irlanda, filloi duke i rënë dritares së terminalit duke i kërkuar ekuipazhit në pistë që të mbanin avionin.

Më pas vrapon në terminal drejt aeroplanit por u arrestua nga policia.

Një anëtar i ekuipazhit në terren tha se djali vetëm vrapoi nga terminali drejt aeroplanit, që po fluturonte për në Amsterdam.

Dy makina dhe një furgon policie u përfshinë në incident.

EMISIONET