Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj deklaroi se liria e Kosovës është bërë e mundur falë ngritjes së Amerikës si superfuqi botërore, si dhe BE-së dhe porositi se duhet ruajtur miqësia dhe raportet e mira me aleatët tanë.

Ai tha se tani është koha që përfundimisht të arrihet marrëveshja finale me Serbinë, në mënyrë që të mund të fokusohemi në zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si shtet me njohje të plotë dhe i anëtarësuar në OKB.

Hoxhaj këto komente i bëri me rastin e shënimit të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në organizim të Institutit të historisë “Ali Hadri” nga Prishtina dhe “Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Historike”, në Shkup.

“Ngjarjet historike nuk duhet vetëm t’i kujtojmë si të tilla, por edhe të reflektojmë dhe t’i përdorim për të ecur përpara. Bombardimet e NATO-së shënojnë përmbylljen e një epoke të errët për shqiptarët në Ballkan. Populli i Kosovës u është mirënjohës shteteve anëtare të NATO-së që vepruan për ta ndalur gjenocidin, si dhe u jemi falënderues të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat që kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

/Ora News.tv/