Hoxha: Si ka mundësi të vrasësh 3 oficerë policie dhe të mos hyjë asnjë gjemb në këmbë?

Hoxha: Si ka mundësi të vrasësh 3 oficerë policie dhe

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në "Tonigh Ilva Tare" në Ora News, deklaron se njëri prej grupeve kriminale në Elbasan nuk preket. 

Ai shton se grupet kriminale atje veprojnë prej 15 vitesh.

Hoxha: Sot, në Elbasan ka grupe që veprojnë prej 15 vjetësh, dhe që përfitojnë nga aleancat politike, lëvizin me eskortë dhe me armatime të rënda.  Sot po them. Sot!

Si ka mundësi që ti të kesh vrarë tre oficerë policie dhe të të mos ketë hyrë gjemb në këmbë dhe nuk të heton njeri?! Si është e mundur që ti të sulmosh skuadrën operacionale ditën për diell dhe të fajësosh skuadrën operacionale që është duke të vëzhguar?!

Tare: Si të ndihmon politika?

Hoxha: Politika të ndihmon duke mos e përmendur e anashkaluar Elbasanin. Ata dihet janë në qendër të Elbasanit. Janë Çapajt dhe Çelajt. Çelajt janë në kërkim. Po Çapajt! Pse nuk janë në kërkim këta?! Si ka mundësi që rrinë në mes të qytetit ata!

 Vitin tjetër janë zgjedhjet dhe ju duhen në betejë. 

Si ndikon the politika? Emërimet. Drejtori i policisë. Prokurori.  Si ka mundësi që prokurori shkoi në Elbasan dhe po hetonte e hoqën. S'e lanë as për dy muaj. Pse?! Çfarë ndodhi? 

Çfarë ndodhi me prokuroren e përkohshme?  Çfarë po ndodh me hetimet atje. 

Ajo e bëri këtë veprim dhe ky veprim nuk më pëlqeu. Atje në terren morën frikë atje dhe panë që shteti po lëvizte. Ne kemi ngelur tek kjo: Po e tha Donald Lu është peshk i madh. 

E dini kush janë personat më të kërkuar sot? Klement Balili dhe Jaled Çela, ish drejtori i policisë. Këta janë dy target kryesorë për tu arrestuar nga policia sepse këta janë përmendur në tavolina politike. Ndërkohë duhet të funksionojë ndryshe. Policia ka axhendën e vet, listën e vet, provat e veta.

Sot kemi arritur në pikën që lexojmë në mediat botërore dhe kërkojmë emrin e tij në Shqipëri e më pas themi si ka mundësi? 

EMISIONET