Hoxha mbron të rinjtë që protestojnë, i versulet gardistit: Nuk je mercenar

Hoxha mbron të rinjtë që protestojnë, i versulet gardistit:

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë dalë sot në protestë në Elbasan ku kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në panairin e punës. Ata mbanin pankarta në duar kundër kryeministrit.

Në një moment një punonjës i gardës, i veshur civil kërkon ti marrë pankartën nga dora të rinjve. Në këtë moment ndërhyn një hoxhë dhe nuk e lejon

Hoxha: "Lëre qytetarin, ti ushqehesh me taksat e qytetarëve. Nuk je mercenar. Çfarë detyre, lëri të shprehen. Lërë të shprehet, kjo është demokracia, mos u bëj mercenar. Keni turp apo nuk keni?"

Incidenti ndodhi para takimit që Rama me drejtorët e e drejtorive rajonale të qarkut të Elbasanit në një lokal pranë kalasë së Elbasanit.

Kryeministri ndodhet në Elbasan në kuadër të turit llogaridhënës si dhe vizitoi panairin e punës që u hap  në këtë qytet. 


EMISIONET