Artan Hoxha: Agimi i Artë po kërkon emrat e oficerëve të RENEA-s që ekzekutuan Kacifas

Artan Hoxha: Agimi i Artë po kërkon emrat e oficerëve të

Gazetari Artan Hoxha, të enjten, deklaroi se Agimi i Arte dhe grupe ultranacionaliste greke po kërkojnë emrat e skuadrës së RENEA-s që ekzekutuan Kostandin Kacifas në Bularat.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’ se shteti shqiptar nuk duhet t’i zbulojë emrat e policëve që kryen detyrën, pasi mund të ndodhë ndonjë hakmarrje.

"Në pamundësi të një zgjidhje tjetër, ai personi nuk është një njeri i rastësishëm. Është një ish komando grek. Ajo armë, sa herë e ke parë në Shqipëri? Asnjëherë. Dhe ajo nuk është një dylbi e thjeshtë, nuk e bën dot njeri kollaj atë lloj modifikimi. Ai ka përdorur fishekë blindshpues ndaj policisë sonë. Tre policët e parë, jo vetëm që nuk kanë patur mundësi ti bëjnë thirrje, por shyqyr zoti nuk kanë humbur jetën. Katër policët e tjerë të Postës së Dropullit që kanë shkuar në ndihmë, ai i ka vënë përpara. 

Ai ka bërë betejë vetëm me RENEA-n dhe sot ka një problematikë tjetër. Agimi i Artë dhe grupet ultranacionaliste greke po kërkojnë të mësojnë kush kanë qenë emrat e skuadrës sonë në RENEA. Do jetë gabimi më i pafalshëm i  autoriteteve shqiptare dhe i Prokurorisë kryesisht. Në rast se ne publikojmë emrat e skuadrës që ka zbatuar detyrën në atë rast, ne do ti ekspozojmë ata para rrezikut për jetën e tyre"tha Hoxha.

EMISIONET