Hoti: Deklaratat për shkëmbim apo korrigjim kufijsh dëmtojnë Kosovën

Hoti: Deklaratat për shkëmbim apo korrigjim kufijsh dëmtojnë

Lidhja Demokratike e Kosovës, i konsideron të kota deklaratat për shkëmbim kufijsh apo korrigjim të tyre të propozuara nga Presidenti Hashim Thaçi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se me këtë territor që ka aktualisht Kosova dhe me këta kufij, mbi 110 vende e kanë njohur atë.

Reagimi i plotë i Hotit: Lojerat me fjale si "shkembin territoresh" dhe "korigjim te kufijve" jane te kota, por po na kushtojne me stopim te plote te njohjeve te reja

Kosova eshte pranuar shtet i pavarur ne kufijte e vitit 1989. Jane mbi 110 vende qe na kane njohur ne ata kufij. Opinioni i Gykates Nderkombetare te Drejtesise merr parasysh ata kufij dhe bazuar ne kete opinion na kane njohur shtetet me te fuqishme dhe demokratike te botes.

Askush nuk ka te drejte te diskutoje per territorin e Kosoves, sepse do te binte ndesh me vullnetin e popullit te Kosoves per shtet te pavarur, te shpallur me Deklaraten e Pavaresise me 17 shkurt 2018, dhe me Kushtetuten e Kosoves.

Lojerat me fjale si "shkembim territoresh" ose "korigjim i kufijve" po e demtojne pozicionin e Kosoves ne arenen nderkombetare.

Vet ideja qe kjo ceshtje mund te diskutohet ne dialogun me Serbine e ka nxjerre jashte funksionit te saj te gjithe diplomacine e Kosoves. Sot ne asnje takim a forum nderkombetare nuk diskutohet per njohje te reja qe duhet t'i vijne Kosoves, sepse lideret institucional te Kosoves kane dhene sinjale se do te rishikojne teresine territoriale te Kosoves. Kjo eshte e pafalshme dhe do te ndeshkohet nga qytetaret e Kosoves.

EMISIONET