Horoskopi, si janë 12 baballarët e zodiakut

Horoskopi, si janë 12 baballarët e zodiakut

Festa e Babait është fare pranë. Është shumë bukur të mund të festosh ditën dedikuar babait, figurë shumë e rëndësishme për jetën e fëmijëve të tij.

Por ndodh të mos pyesim se çfarë do të thotë për një burrë të jetojë anën e tij atërore.

Jo të gjithë e përballojnë me të njëjtën moskokëçarje. Horoskopi na ndihmon të kuptojmë si përjetohet atësia nga 12 shenjat zodiakale. Le të lemë yjet të na ndihmojnë për të kutpuar më mirë karakterin e baballarëve tanë të dashur!

DASHI – Për ty atësi përfaqëson një etapë të pashmangshme të jetës tëdne. Të pëlqen idea të kesh dikë që ka të njëjtin mbiemër me ty, të njëjtin vështrim dhe mbi të gjitha, të njëjtin karakter. Je një baba shumë kërkues dhe e ke me merak edukimin e fëmijëve të tu dhe do që ata të kenë respekt si për ty, edhe për botën që i rrethon.  Kur nuk të shohin e nuk të dëgjojnë, i lavdëron në sy të miqve dhe të afërmve. Mamaja mund të bëhet xheloze në këtë rast.

DEMI – Për ty përgjegjësia e të qënurit baba është një ndër gjërat më të bukura që mund të të dhurojë jeta. Je i lumtur dhe krenar që mund të jesh një pikë kyçe për fëmijët e tu, me të cilët je shumë i lidhur dhe i dashur. Kujdesesh që atyre të mos u mungojë asgjë, as materialisht apo ekonomikisht, por as shpirtërisht. Për këtë arsye, bijtë dhe bijat të besojnë çdo sekret të tyren. Kanë besim tek ti. Ndërkohë me ty, mund të mësojnë të zbulojnë kënaqësitë e ushqimit të mirë.

BINJAKËT – Për ty, të bëhesh baba do të thotë të rritesh dhe për këtë arsye, ke shumë frikë të bësh hapin e madh. Në fund të zemrës tënde, di të mbetesh gjithnjë fëmijë dhe përgjegjësia e të paturit të një fëmije, mund të jetë e tepërt. Por, kur një gjë e tillë ndodh, je një baba shumë entuziast, madje më entuziasti i gjithë Zodiakut. Ndonjëherë je shumë i ashpër dhe ndonjëherë tjetër, shumë fleksibël, por kjo bën pjesë në natyrën tënde. Fëmijët e tu, duke luajtur bashkë me ty, të mësojnë të bëhesh një burrë i pjekur.

GAFORRJA – Dëshira për të krijuar një familje me shumë fëmijë të shoqëron që nga rinia e hershme. Për ty nuk ka nevojë të presësh shumë para se të ndërmarrësh vendimin për të sjellë në botë një bebe. Dhe je një baba i jashtëzakonshëm, i ëmbël, i dashur dhe i ndjeshëm. Përballë buzëqeshjes së fëmijëve të tu, shkrihesh i gjithi dhe nuk i thua dot ‘jo’ kërkesave të tyre. I llaston dhe i përkëdhel edhe kur janë të mëdhenj. Bashkëshortja jote mund të mos e vlerësojë faktin se është e vetmja që i qorton kur sillen keq.

LUANI – Për ty, të bëhesh baba është gëzim i madh dhe do të të pëlqente shumë t’i rrisje fëmijët sipas imazhit tënd dhe të të ngjanin. Ti vë gjithnjë në dukje dhuntitë e tyre dhe cilësitë që kanë, por ndonjëherë nuk e kupton se gjeneron tek ata shumë pritshmëri (të cilat mund t’i vënë në vështirësi kur të bëhen të mëdhenj). Fëmijët e tu të konsiderojnë një guru, një mjeshtër të jetës dhe të shprehin gjithnjë mirënjohjen e thellë për gjithçka që bën për ta. Je një baba i dashur, që ke shumë dëshirë të marrësh puthje e përqafime nga fëmijët e tu.

VIRGJËRESHA – Zgjedhja për t’u bërë baba, për ty vjen pas një reflektimi të gjatë. Ke nevijë të dish se ke pranë vetes gruan e duhur me të cilën të kesh fëmijë dhe preferon një lloj stabiliteti ekonomik, që të mund t’u garantosh fëmijëve gjithçka kanë nevojë. Nuk je një baba shumë përkëdhelës, por me siguri je i dhimbsur dhe i kujdesshëm. Nëse fëmijët e tu ndihen keq (edhe kur janë të rritur), je thuajse gjithmonë i pari që ndërgjegjësohesh për t’i dërguar në urgjencë. Jep shumë urdhra.

PESHORJA – Për ty, të bëhesh baba, mund të jetë një etapë shumë e rëndësishme për lidhjen me gruan që mendon se është nëna më e mirë për fëmijët e tu. Je një baba i kuptueshëm dhe i sjellshëm, porn ë të njëjtën kohë, kërkon që fëmijët e tu të sillen në mënyrë shumë të sjellshme me këdo. Për ty është e rëndësishme t’u mësosh atyre artin e diplomacisë, por jo gjithmonë ia del. Je shumë tinëzar për të ‘kapur në ajër’ kur pot ë gënjejnë (në fund të fundit, edhe ti e bën një gjë të tillë).

AKREPI – Për ty të qënurit baba është një eksperiencë shumë traumatike. Je njeri tejet i ndjeshëm dhe të sjellësh në botë një qenie tjetër njerëzore është një event që e trondit jetën tënde. Je baba shumë i pranishëm, ndonjëherë edhe më shumë se ç’duhet. Ankthet e tua, preokupimet dhe ndalesat e tua, mund të mos jenë një shembull i mirë për fëmijët, të cilët do donin të kishin një marrëdhënie më moskokëçarëse me ty. Ndonjëherë të pëlqen të ‘fusësh hundët’ në ditaret e tyre secrete (mos e moho).

SHIGJETARI – Atësia për ty është një dhunti e mrekullueshme për të arritur të ndihesh një burrë i plotësuar. Gëzimi që ndjen në momentin e lindjes së fëmijëve të tu, është i pakrahasueshëm. Dhe arrin t’ua transmetosh atyre të gjithë dashurinë tënde. Je një baba shumë i dashur, i pranishëm dhe pedant aq sa duhet. Që kur fëmijët e tu janë të vegjël, të pëlqen të ndash me ta hobit e tua dhe pasionet që ke, duke u stimuluar kështu kuriozitetin. Tek ty, fëmijët e ty mësojnë entuziazmin dhe besimin tek fati dhe jeta.

BRICJAPI – Shenja jote zodiakale është e lidhur me figurën e babait dhe pikërisht për këtë, kjo është një etapë shumë domethënëse për ty. Shpesh vendos të kesh fëmijë në moshë të madhe, sepse fillimisht preferon t’i dedikohesh punës. Fatkeqësisht, ndonjëherë do t’i japësh përparësi karrierës edhe gjatë kohës që fëmijët rriten dhe nuk e kupton se kanë nevojë për ndonjë përkëdhelje apo ndonjë përqafim tëndin. Je një baba i ashpër, por ndonjëherë bën sikur nuk e kupton që fëmijët e tu nuk po i respektojnë rregullat që ke vënë.

UJORI – Idea për t’u bërë baba nuk të bind shumë, derisa një gjë e tillë ndodh. Vetëm atëherë e kupton se është një event i mrekullueshëm. Nuk të pëlqen të mbash rolin e një babai tradicional dhe preferon të bësh babain-mik, atë të cilit mund t’i rrëgesh edhe gjërat më të çuditshme. Të pëlqen të mendosh se ajo që të lidh me fëmijët e tu, është diçka që shkon përtej lidhjes së gjakut: jeni shpirtra që janë zgjedhur për të bërë këtë rrugëtim në jetë bashkë, për motive që shkojnë përtej arsyes tënde.

PESHQIT – Idea e atësisë për ty mund të jetë një burim i fortë ankthi, sidomos kur vendos të kesh një fëmijë me mikeshën tënde dhe ky fëmijë është nisur të vijë. Je një baba shumë i ëmbël dhe i ndjeshëm, kujdesesh gjithmonë për fëmijët e tu dhe nënën e tyre, si të ishin një thesar i çmuar për t’u ruajtur. Je edhe shumë bujar dhe nuk arrit t’u thuash dot ‘jo’ kapriçove të tyre, si në vegjëli edhe kur rriten. Por, ndonjëherë, nuk ke autoritetin e mjaftueshëm (megjithatë, ky nuk është prioriteti yt).

EMISIONET