Hoqën dorë nga vajzat bukuroshe, pronarët e Formula 1 gjejnë një zgjidhje origjinale

Formula 1 ka vendosur që vajzat e bukura që shoqëronin pilotët në para dhe pas garave, t'i zëvendësoj me fëmijë.

Duke shpjeguar vendimin, shefi komerciale i F1 Sean Bratches deklaroi:

"Ky do të jetë një moment i jashtëzakonshëm për këta të rinj. Do të kenë fatin të qëndrojnë pranë heronjve të tyre, të shikojnë si ata përgatiten, të jetë atje, së bashku me to në ato pak minuta të çmuara para fillimit të garës.

"Do të jetë një eksperiencë e paharrueshme, për ta dhe familjet e tyre. Është mënyra më e mirë për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme të heronjve të Formula 1 ".-tha Bratches.

I të njëjtit mendim është dhe presidenti i FIA, Jena Todt që theksoj se është një zgjidhje që do të jap frytet e tij në vitet e ardhshme.

"Piramida e vetme e FIA-s, nga rruga drejt F1. Ne jemi të kënaqur që ne jemi në gjendje të qëndrojmë me kampionët e ardhshëm të sportit tonë për të qëndruar së bashku me heronjtë e tyre."- shtoi Todt.

Të rinjtë do të zgjidhen nga organizatorët e çdo Çmimi të Madh dhe 20 prej tyre kanë mundësinë për të qëndruar pranë idhujve të tyre.

EMISIONET