Një ushtar i infektuar me HIV, i cili supozohet se ka shantazhuar dhe përdhunuar më shumë se 70 djem adoleshente, është arrestuar në Tajlandë.

Rreshter Major Jakkrit Khomsing, 43 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij të mërkurën në krahinën verilindore të Khon Kaen.

Policia tha në një deklaratë se ata morën një ankesë se i dyshuari përdorte profile të rreme në mediat sociale në Facebook dhe aplikacionin e homoseksualëve Blued për të fituar besimin e viktimave të tij, kështu që ata do të dërgonin fotografi lakuriq para se të pranonin ta takonin atë.

Kur ata kuptonin se nuk ishte ai personi që kishin parë në foto, ai i kërcënonte se do të publikonte fotot e tyre nudo nëse nuk pranonin të bënin seks me të.

Nënsekretari i Policisë Nacharot Kaewpetch tha se testet në fjalë konfirmuan se ai ishte i infektuar me HIV.

Deri më tani policia ka përcaktuar që Jakkrit ka pasur më shumë se 70 viktima mes moshës 13 dhe 18 vjeç.

/Ora News.tv/