Estrada e Shkodrës feston 60 vjetorin e krijimit! Siparin e aktiviteteve kushtuar këtij jubileu, e shënoi me ngjitjen në skenë të varietes “Humor me shkollë të mesme”, përmes të cilës për mbi 2 orë publiku shijoi batutat dhe të qeshurat pa fund, të ndërthurura me këngë.

Në një sallë të tejmbushur, ikonat e humori, mjeshtrat e mëdhenj Zyliha Miloti e Besnik Çinari, e krah tyre Drande Xhaj, Anton Krosaj, Muhamet Çekini, Astrit Fani etj, thumbuan jo pak edhe realitetin e sotëm. Pjesa kulminante ishte skeçi i homazheve për Vllazninë, ekipi emblemë i futbollit shqiptar, që në prag të 100 vjetorit të krijimit ra në kategorinë e parë. Këto homazhe ngjiten në skenë emrat e medhenj që bënë historinë e këtij sporti si Sabah Bizi, Paulin Ndoja, Selami Dani, e deri tek brezi më i ri Viorensin Sinani, Edi Martini, Rudi Vata etj.

Aktori dhe regjisori i kësaj varieteje Besnik Çinari ka vetëm falenderime për publikun, që është i vetmi që asnjëherë se braktisi trupën e estradës.

Bashkë me humorin, siç e ka traditë Shkodra nuk mungoi as kënga e ardhur mjeshtërit nga këngëtarët Bujar Qamili, Mukades Çanga, Orjeta Kelaj, Vjoleta Zefi, Rezarta Smaja, Laorjan Ejlli dhe Leonard Guga etj. Libreti i shfaqjes ju besua Arjan Çuliqit ndërsa drejtues muzike Ilir Zoga.


/Ora News.tv/