Italia homazhe për viktimat, dy shqiptarët mbulohen me flamurin kuq e zi

Qyteti i Genovas në Itali ka ndaluar çdo aktivitet për t’i dhënë lamtumirën me ceremoni shtetërore viktimave që humben jëtën në rrënojat e urës Morandi. 

Mes viktimave, të mbështjellë me flamurin kuqezi, ishin edhe dy të rinjtë shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina që humbën jetën nën rrënojat e urës. Dy të rinjtë shqiptarë ishin duke shkuar për në punë kur para syve të tyre gjithçka u shëndërrua në rrënoja. 

Marjusi, nga Shijaku, vetëm pak ditë para ngjarjes ishte kthyer në Itali pas pushimeve në Shqipëri. Ndërsa trupi i Admirit u nxor nga gërmadhat në prani prindërve dhe të bashkëshortes. Pas vendimit të familjes, trupi i Admir Bukrinas do të prehet në vendlindjen e tij në Oblik të Shkodrës, pasi familjarët do të zhvillojnë ceremoninë mortore me 21 gusht në orën 10. 

Gjatë homazhve Kardinali Angelo Bangasco mes dhimbjes u shpreh se zemra e këtij qyteti është plagosur thellë.

“Tragjedia në Urën Morandi ka shkaktuar një plagë në zemër të Genoves. Plaga është e thellë, nga humbja e atyre që nuk arriten të jetonin, nga ata përsona që rezultojnë të zhdukur, për familjarët e tyre, për të plagosurit dhe për ata që u detyruan të zhvendosen nga banesat e tyre.”

20 familje kanë refuzuar që të afërmit e tyre të ishin pjesë e ceremonisë shtetërore duke zgjedhur të përcjellin të afërmit e tyre në funerale private.

Ceremonia mortore në Genova u zhvillua në prani të zyrtarëve më të lartë, presidentit Matarella dhe kryeministrit Konte. Edhe zjarrfikësit pas mbërritjes në Sallë, u përshëndetën me një duartrokitje të gjatë. Gjithashtu në nder të viktimave morën pjesë edhe lojtarët e skuadrës së Genovas dhe Sampdorias.

Të shtunën numri i viktimave arriti në 43, pasi nxjerrjes nga rrënojat të një makine ku ndodheshin dy bashkëshortë me vajzen e tyre vetëm 9 vjeçe dhe të një djali 31-vjeçar.

Përveç dhimbjes që po kalon për viktimat, në Itali po mbizotëron edhe çështja e koncensioneve të rrugëve dhe urave. qeveria italiane zyrtarisht ka njoftuar kompaninë për anullimin e koncesionit duke i lënë 15 ditë kohë për të dhënë shpjegime. Kryeministri Giuseppe Conte theksoi se parandalimi i katastrofës i ishte besuar koncesionerit bashkë me detyrimet e mirëmbajtjes. Gjithashtu ka zëra se kompania po negocion që të rindërtojë urën me shpenzimet e veta dhe për këtë kreu i qeverisë ka thënë se nëse ideja formalizohet, qeveria do ta vlerësojë atë.

Ceremonia e lutjeve u zhvillua në sallën Blu të Panairit në Xhenova, ku moren pjesë përfaqësuesit më të lartë shtetërore me në krye Presidentin Mattarella. 

Në ceremoni ishte e pranishme edhe konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, Anila Pojani, Konsullja Sadije Xheko dhe Konsulli i Nderit i Shqiperise ne Liguria, Giuseppe Durrazzo.

Në disa qytete italiane, funerali për disa nga viktimat e  tragjedisë u mbajt të premten pasi familjet e tyre preferuan një ceremoni private.

Sot u nxorën trupat e pajetë të tre anëtarëve të një familje, dy prindërit dhe vajza e tyre e vogël.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për personin e fundit të shpallur të zhdukur Mirko Vicini.

Ndërsa një shtetas gjerman i quajtur Albert, për të cilin mendohej se ishte mes viktimave, u lajmërua sot në Prefekturë se është gjallë.



EMISIONET