Homazhe në Shkodër për njeriun e artit dhe kulturës, Isa Alibalin

Homazhe në Shkodër për njeriun e artit dhe kulturës, Isa

Shkodra i dha lamtumirën e fundit, shkrimtarit Isa Alibali, njeriut që sa ishte gjallë i dha shumë artit e kulturës në kryeqendrën e veriut!

Lamtumira e fundit iu dha në Teatrin e Migjeni, aty ku ai kaloi 13 vjet nga jeta e tij si mësues dhe drejtues.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë shumë për të thënë, por fjalët në këtë ditë janë të pakta, nga dhimbja e ndarjes.

Ferit Bala, studiues: Njerëz të tillë e varfërojnë qytetin tonë.

Besnik Çinari, aktor: Shkodrës i kanë dalë zot njerëz me pushkë, ky i ka dalë me penë

Por Vlerësimet për Alibalin si njeri, intelektual dhe bashkëpunëtor janë maksimale, pasi ai diti t’i japë Shkodres.

Bujat Qamili, mjeshter i madh: Ishte një nga njerëzit që donte më shumë këngën popullore shkodrane. 

Zyliha Miloti, mjeshtre e madhe: Humbje e madhe për Shkodrën, për artin shkodran.

Sabahet Vishnja, soprano: La prapa një pasuri tepër të vyer për ne brezin e artistëve, për brezin e ardhshëm.

 I lindur në 26 Janar 1940 në Shkoder, Alibali do të diplomohej për gjuhë – letersi dhe më pas kontribuoi fillimisht si mësues, më pas drejtues i teatrit Migjeni, Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore, i shkollës artistike “Prenke Jakova”, e më pas në fushën e letrave.

Ai botoi dhjetra vepra kushtuar Shkodres dhe jo vetëm si: Në Shkoder të gjithë këndojnë, “Mirënjohje”,  “Me Tano Banushin dhe humorin e tij”, “Si e njoha Mirditën”, “Rrënjë dashurie” (Shkodranët për Kosovën), "Përtej Mjegullës ka Dritë" etj.

EMISIONET