Në kuadër të ditës së përkujtimit të holokaustit, Akademia Marubi në kryeqytet organizoi një ceremoni ku të pranishëm ambasadorë të akredituar në vendin tonë. Në fjalën e tij, drejtori i Akademisë Marubi, Kujtim Çashku theksoi se holokausti në ditët e sotme ka një tjetër kuptim, atë të luftës kundër terrorizmit. Kujtim Çashku: "Në fund të fundit kjo ditë kujtese në shekullin që po jetojmë ka marrë dhe një kuptim tjetër ndaj së cilës bota moderne është e shqetësuar si një aspekt i një simboli në të njëjtën kohë kundra terrorizmit në botë." Në kuadër të kësaj ditë në Akademinë Marubi u prezantua edhe një dekumentar që për ambasadorin izraelit përkujton mësë miri holokaustin. Ambasadori i Izraelit: "Kjo është dita kur ushtria sovjetike pra ushtria e kuqe hyri në Aushvic dhe liroi të burgosurit. Filmi flet për një komunitet të vogël çifut i cili jetonte jo shumë larg që këtu, të cilët pas ii përzunë nga Spanja në shekujt XV dhe XVI u vendosën këtu.Pra është një film kushtuar lirisë." Ky është viti i 7-të që në akademinë Marubi organizohen evente në përkujtim të holokaustit.

/Ora News.tv/