Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se në Shqipëri istitucioni i dorëheqjes është i munguar, pothuajse nuk ekziston.

Arbër Hita: Të dyja palët, të gjithë kanë të drejtë në gjërat që thonë. Ne e kemi institucionin e dorëheqjes një institucion të munguar. Nuk është. Pothuajse nuk ekziston. Kemi pasur skandale të mëdha gjatë kësaj qeverie, gjatë qeverive të kaluara dhe kur kemi pasur dorëheqje, i kemi pasur sa për sy e faqe.  Është një institucion që mungon. Në këtë situatë që ne jemi, me një gjyqësor të dobët, pjesën më të madhe të akuzave pushtetarët e kanë për korrupsion. Në qoftë se kemi sistem gjyqësor të dobët dorëheqja nuk do zgjidhi asgjë sepse mund të rikthehn shumë më fortë seç kanë qenë më parë, sepse bëhen heronj.

/Ora News.tv/