Historike/ Volejbollistja shqiptare fiton Champions League

Historike/ Volejbollistja shqiptare fiton Champions League

Erblina Bici do të mbetet gjatë në librat e historisë së volejbollit shqiptar.

24 vjeçarja është shpallur fituese e Champions League në këtë disiplinë. Kjo pasi skuadra ku aktivizohet volejbollistja shqiptare, Igor Novara fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj Conegliano.

Dominimi i skuadrës së Bicit ishte i dukshëm që në start, ku fitoi të dy setet e para. Ndërkohë, Canegliano reagoi në setin e tretë, ndërkohë që Novara sigloi fitoren pasi triumfoi me shifrat 25-22 në setin e katërt.

Skuadra nga Novara do të përfitojë plot 400 mijë euro, ndërsa vendi i dytë vetëm 200 mijë euro. 24-vjeçarja u transferua në Itali në vitin 2016 dhe ka fituar një kupë Italie këtë sezon. Volejbollistja e kombëtares shqiptare, e nisi karrierën te “Tirana”, për të vijuar te “Barleti Volej” e më pas në Itali.



EMISIONET