Për herë të parë në historinë italiane në zyrën e gjendjes civile është regjistruar lindja e një fëmije me dy nëna.

Ai quhet Nicola Petri dhe është fëmija i sapo lindur i Chiara Foglietta e Micaela Ghisleni, një çifti homoseksual (lesbike) i lindur në qytetin e Torinos, falë fekondacionit të asistuar kryer në Danimarkë.

Vogëlushi Nicola është fëmija e parë në Itali me dy nëna që njihet nga shteti italian, qysh në lindje.

Akti i lindjes është firmosur nga kryetarja e bashkisë së Torinos, Chiara Apendino, e cila u shpreh se edhe pse në Itali nuk ekziston ende ligjërisht një e drejtë e tillë ajo merr përsipër të gjitha përgjegjësitë, duke kërkuar hapjen e një debati politik e publik për të drejtat e komunitetit LGBT.

"Për herë të parë, komenton kryetarja e bashkisë, qyteti i Torinos u ndesh me raste të formave të reja të prindërimit që kërkojnë njohjen e asaj që për ta është familja e kuptuar si një vend fizik e emocional në të cilin dy ose më shumë persona e duan njëri- tjetrin dhe bashkojnë së bashku të ardhmen e tyre e të fëmijëve të tyre."

/Ora News.tv/