“Historia e vajzës së humbur”, është libri i fundit që përmbyll sagën e famshme napolitane të autores italiane Elena Ferrante. 

Dy mikeshat gjeniale, Lina dhe Elena tashmë të rritura, mbartin me vete plot ngjarje. Ato takohen, përplasen, ndahen dhe gjenden sërish. Kryerdaktorja e Botimeve Pegi, shuan me disa detaje kureshtjen e lexuesve.

Aida Baro: Vajzat tashmë janë të rritura, Lina dhe Elena kanë arritur njëfarë suksesi secila sipas mënyrës së saj. Lila mendohet se tashmë është bërë një nga ato gratë e forta të lagjes, ndërsa Elena një grua intelektuale e shquar.

Por jo vetëm mikeshat Gjeniale, por edhe Ferrante vjen më e pjekur në këtë vëllim të katërt, duke shkruar pa dorashka për femrën, të vertëten dhe vrazhdësinë e jetës.

Edhe ky vëllim mban përkthimin e Agim Doksanit, gjuha e të cilit vlerësohet e barabartë me atë të Ferrantes.

Saga napolitane, e vlerësuar nga kritika si një nga veprat më të arrira e të lexuara të kohës sone, e renditi Elena Ferranten në rradhën e shkrimtarëve me të mirë në botë.

 

/Ora News.tv/