Hipoteka Elbasan, 1800 dosje stok

Hipoteka Elbasan, 1800 dosje stok

Personeli i pamjaftueshëm ka krijuar ngërç në Hipotekën e Elbasanit, ku rreth 1800 dosje kanë mbetur pa përgjigje.

Drejtori i ZRVPP Mariglen Disha thotë se një pjesë e aplikimeve për titujt e pronësisë datojnë që prej vitit 2011. Disha siguron se brenda 2 javësh këta qytetarë do të pajisen me certifikatë.

Disha: Këto dosje janë të subjekteve private. Mund të jetë mbi 1800 dosje të subjekteve që kanë aplikuar për të regjistruar objektet e tyre. Brenda dy muajve këto dosje përfundojnë të gjitha.

Kryeregjistruesi ka edhe një apel për qytetarët.

Disha: Të mos merren me persona që nuk janë të autorizuar për të kryer shërbimet e duhura. Të vijnë këtu dhe do të marrin shërbim në kohë rekord. 

Disha shprehet se është ngritur një grup verifikimi që po punon në terren për zonat kadastrale te paazhornuara. Për t`ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve, në Hipotekën e Elbasanit janë shtuar edhe dy sportele të reja.

EMISIONET