Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në Përmet, për tu njohur me problemin e zotit Et'hem Elmazi, i cili banon në fshatin Mokricë të Përmetit. Në bazë të ligjit 7501 familja e tij u bë përfituese e 16 mijë e 300 metrave tokë bujqësore.

Ne vitin 2015 Etemi shkon për të regjistruar tokën në Hipoteke dhe më pas për tu pajisur me certifikatë pronësie, por punonjësit e Hipotekës shprehen se një pjesë e tokës, me saktësisht 7 mijë metra tokë rezultojnë shtet, ndërsa 9 mijë metra i takojnë atij.

Ndërkohë që Etemi ka Aktin e Marrjes së Tokës në pronësi që vërteton se 16 mijë metra toke i përkasin atij dhe jo vetëm 9 mijë metra.

Pas kaq vitesh mundim, drejtori i Hipotekës dhe specialisti premtuan se nëser zoti Elmazi dorëzon dokumentat, do të marrë edhe 7 dylym tokë që atij i është mohuar.

Et'hem Elmazi: Unë kam marrë tokë me 7501, 9 dylym më njihen në kadastër, ndërsa 7 dylym më thonë që janë tokë shtet. Unë kam paguar tatimin edhe për 9 dylym edhe për 7 dylym. Kur kërkova ndarjen e tokës për fëmijët, më thanë që këtë tokë nuk e ke ti, ndërkohë që unë këtë tokë e punoj. Kam shkuar tek Hipoteka, por nuk më japin asnjë shpjegim. Me këtë problem ka 4 vjet që merrem.

Gazetarja e BOOM, Alketa Çeku kontaktoi edhe drejtorin e Hipotekës Përmet, i cili shprehur gatishmërinë për të trajtuar problemin e zotit Elmazi.

Gazetarja- Drejtor përshëndetje!

Drejtori Hipotekës Përmet- Urdhëroni!

Gazetarja- Ne kemi ardhur për një shqetësim që na ka paraqitur zotëria. Me ligjin 7501 ka marrë në total 16 mijë e 300 metra tokë, ndërkohë që 7mijë metra nuk i regjistrohen i kanë thënë që është tokë shtet.

Drejtori Hipotekës Përmet- Juve nuk keni ardhur ndonjëherë te mua apo jo?

Qytetari- Nuk ke qenë ti drejtor, tani je vendosur.

Drejtori Hipotekës Përmet- Po, tani jam vendosur.

Gazetarja- Na ka shpjeguar që kur ka qenë me parë e kanë nxjerrë me polici jashtë se ka kërkuar të drejtën .

Drejtori Hipotekës Përmet- Nuk ma ka relatuar njeri , ta shikojmë si problem si qëndron. Ju del shtet?

Qytetari- Më del shtet.

Drejtori Hipotekës Përmet- Në 2014-tën Agjencia e Trajtimit të Pronave nëpërmjet kadastrës i janë dërguar parcelat që nuk janë regjistruar dhe mos regjistrimi i tyre ka kaluar në shtet.

Gazetarja-Mund të rezultonte shtet kjo në momentin që ky e ka marrë që në vitin 1994?

Drejtori Hipotekës Përmet- Nuk është paraqitur zotëria për regjistrim para 2014-tës.

Gazetarja-Para 2014-tës ke ardhur?

Qytetari- Po kemi ardhur.

Drejtori Hipotekës Përmet- Pra ju keni ardhur te drejtori i mëparshëm?

Do të shikoj listën e dërgimit që është dërguar për shtet. Në qoftë se ajo ka kaluar në shtet ta zëmë gabimisht ju do të hidhni Zyrën e Regjistrimit në gjyq dhe neve duke parë këtë AMTP-në ose tapinë do t’ju përkrahim edhe që ta përfitoni atë.

Gazetarja- A mund të bëjmë një verifikim nëse kjo tokë është hedhur si tokë shtet ose thjesht pretendohet se është tokë shtet?

Drejtori Hipotekës Përmet- Patjetër, ajo nuk diskutohet.

Edhe pse Drejtori ishte i sapoemëruar dhe nuk e njihte si rast  shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me ne dhe për ti dhënë zgjidhje problemit të qytetarit, i cili ka 4 vite që vjen vërdalle pa asnjë përgjigje. Së bashku me drejtorin kemi takuar specialistin e Hipotekes, i cili ka hartat e të gjithë zonës.

Gazetarja- Donim të bënim një verifikim në lidhje një tokë

Drejtori Hipotekës Përmet- Shikoja nje çikë ku është?

Gazetarja-Pse rezulton tokë shtet ndërkohe që zotëria e ka marrë me 7501-shin?

Specialisti Hipotekës- Mokrica zona kadastrale nuk është azhornuar akoma.

Drejtori Hipotekës Përmet- Nuk është futur në sistem.

Gazetarja- Ok, po pse i thoni që rezulton tokë shtet kjo është çështja? Të lutem shiko kjo tokë a rezulton shtet apo jo?

Specialisti Hipotekës- Nuk kemi informacion fare sepse zona nuk është regjistruar fare. Dokumentet ligjor që kemi për atë zone janë vetëm Akti i Marrjes se Tokës në Pronësi. Në qoftë se do ta regjistrojë privatisht është regjistrim i veçantë shërbim që jep zyra.

Qytetari- Po nuk e kërkova unë dhe nuk pranoi Tiku?

Drejtori Hipotekës Përmet- Këtu nuk ka asnjë Tik, këtu është Vasili dhe Geri.

Gazetarja- Qytetari mund ta bëjë privatisht këtë gjë?

Specialisti Hipotekës- Po mund ta bëjë.

Gazetarja- Çfarë dokumentacioni duhet të sjellë?

Specialisti Hipotekës- Duhet të sjellë dokumentacionin tapinë, plan-vendosjen e pronës dhe kërkesë për regjistrimin e asaj parcele. Ne do të çojmë kërkesën ne zyrën qendrore që do miratohet se ajo është zone e pa azhornuar. Mbasi të marrim miratimin andej do bëjmë edhe afishimin në fshat në Bashki për 45 ditë.

Gazetarja- Bëj këto dokumente që tha Drejtori dhe specialist i dorëzon, çohen për miratim dhe rri i qetë. Qetësohu

Qytetari – Ça të qetësohesh këta të..

Drejtori Hipotekës Përmet- Ne po të flasim tamam. Ore ki besim flet në zyrë këtu tani, në nuk bëjmë gafa para këtyre.

Qytetari- E di se kush je por më vjen kjo që më kanë sjellë vërdallë që nga 93-shi e gjer më sot. Këtë përgjigje po ma jep ti.

Drejtori Hipotekës Përmet- Harroi ato tani. Ke besim te mua tani?

Qytetari- Te ty kam.

/Ora News.tv/