Hillary: Lidhja e Clinton me Monica Lewinsky nuk ishte abuzim me pushtetin

Hillary: Lidhja e Clinton me Monica Lewinsky nuk ishte abuzim me pushtetin

Hillary Clinton, u kthye kundër kritikave se bashkëshorti i saj, Bill Klinton duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga Presidenca pas skandalit me Monica Lewinsky.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit këmbënguli se lidhja e tij jashtëmartesore me sekretaren nuk ishte abuzim me pushtetin dhe se Lewinsky ishte një e rritur.

Në një intervistë për CBS mëngjesin e së dielës, Cliton mbrojti bashkëshortin duke thënë se ai nuk duhet të kishte dhënë dorëheqje pasi çështja e tij me Lewinsky doli në dritë më shumë se 20 vite më parë.

Senatori demokrat i New York, Kirsten Gillibrand, i cili aktualisht mban 'karrigen' e Hillary Clinton, tha kohët e fundit për New York Times se ish-presidenti duhet të kishte hequr dorë nga pushteti në atë kohë.

"Më lejoni t'ju pyes për diçka? A po bëhen hetime ndaj presidentit aktual, ndaj të cilit janë ngritur akuza të shumta dhe që ai i hedh poshtë, i mohon e tallet?"-tha Clinton.

Klinton iu referua akuzave të shumta për sulm dhe ngacmime seksuale të ngritura kundër Trump, të cilat presidenti i ka mohuar.

EMISIONET