Hila: E majta shqiptare, problem të madh me identitetin

Hila: E majta shqiptare, problem të madh me identitetin

Drejtuesi i emisionit “Arena” në RTV Ora News, Dritan Hila, i ftuar në studion e lajmeve foli për aktualitetin politik, duke u ndaluar tek e majta shqiptare, një temë të cilën ka zgjedhur ta trajtojë edhe në puntatën e parë të emisionit të tij, i cili starton nesër në orën 21:00.

Hila thotë se e majta shqiptare ka një problem të madh me identitetin e saj, duke iu referuar historisë së partive të majta në botë.

Hila: E majta shqiptare, e cila ka një problem të madh identiteti në këto momente , kemi një të majtë shqiptare që ka një përgjegjësi të mëdhaja ndaj vendit, jo vetëm se po qeveris këto 4 vjet, por është një e majtë e cila ka filluar bashkë me shtetin shqiptar. Madje themeluesit e shtetit shqiptar kanë qenë të gjithë të majtë, shumica e tyre.

Është e rëndësishme të merremi me të majtën shqiptare sepse ka një përgjegjësi historike, ashtu si nëna ka përgjegjësi për një fëmijë që lind edhe e majta shqiptare duke qenë një ndër arkitektet e këtij vendi ka përgjegjësi te mëdhaja dhe sesi po ec ky vend ose si do të shkojë. Por e gjitha kjo është e lidhur me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, si do të projektohemi?

Unë mendoj se e majta shqiptare është në një dilemë të madhe identiteti. Kemi një të majtë që bëhet palë me importin e plehrave, ndërsa në botë e majta është ekologjiste. Kemi një të majtë që nuk ja ndjen fare për persona me orjentim të ndryshëm seksual, ndërsa në perëndim është ndryshe. Kemi një të majtë që përkrah pronën publike, ndërsa në Shqipëri kjo nuk ekziston.

Po arrijmë aty si në Portugali në mosgaboj, partia e djathtë po quhet PS dhe partia e majtë quhet PD. Por në Shqipëri na takon të merremi me të majtën, jo vetëm se ka personaliete të mëdhaja, jo vetëm se e djathta është e dobët por edhe për faktin se e majta po qeveris sot. E majta sot për mendimin tim është ne teh të thikës. Nga do shkojë? A do bëhet vërtet një parti e djathtë, kjo PS qe kemi apo do rrijë parti e majtë.

Vettingu, Hila: Është e drejta  ligjore e PD që të çojë një ligj në Kushtetuese

Hila: Ligji i Vettingut ose në tërrësi për të gjithë sistemin e drejtësisë ka qenë një ndër ligjet më të diskutuara dhe më pak të kuptuara. Neve nuk jemi informuar si publik, por edhe ti po të doje të gjeje një draft të këtyre njerëzve që diskutonin nëpër komisione e kishe shumë të vështirë. Pra jemi në një terr informative, por PD në këndvështrimin e vet, ose në këndvështrimin e një njeriu të ftohtë i cili nuk jeton brenda në Shqipëri po con një ligj në një institucion kushtetues si Gjykata Kushtetuese, unë nuk e shof ku qëndron e keqja në këtë mes. Është e drejta e saj ligjore që të çojë një ligj aty.

A ka krijuar një fron mosmarrëveshje PD me perëndimorët e Tiranës?

Hila: Nuk do ngutesha të bëjë diskutime të prera. Kemi një ambasador amerikan që e ka marrë personalisht  çështjen e ligjit, i shoqëruar nga ambasadorja e BE e cila ka një staturë më të dobët, është një qëndrim që e ka mbajtuar amabsadori amerikan duke e këshilluar që mos ta cojë në Kushtetuese. Ndoshta PD duhet të ishte më e hapur se përse e ka cuar në Kushtetuese, ajo ka qenë parimisht dakord. Pra është kjo lloj errësire informative, ky zakon totalitar i partive për të mos sqaruar publikun që shkakton pastaj gjithë këtë katrahurë, shto këto që edhe ne jemi një popull që dyshojmë në teoritë komplotiste, por me të drejtë.

Kjo marrëdhënie e PD ndikon a ndikon në lidershipin e Bashës?

Hila: Bashën do ta votojnë gjithmonë 25% e qytetarëve ose atë që do jetë në krye të PD, atë që do jetë në krye të PS do ta votojnë 35% e shqiptarëve…

Edhe në zgjedhjet e 2017?

Hila: Këtë nuk e dimë, por besoj se do bjenë se e kanë votuar edhe në 1997 PD. Është një lloj korpusi elektoral që i qëndron besnik partisë së tij. 35% e kanë votuar PS atëhere kur kishte xhizmet e stalinizmit të veshur në 1992 dhe PD në 1997 kur kishte fajin e piramidave.

Më tepër kostot i kanë me shqiptarët. Partitë duhet ta kuptojnë i votojnë shqiptarët dhe nuk kanë fort rëndësi ambasadorët. Nëse do jenë të qartë shqiptarët ambasadorët nuk kanë ndonjë dikim të madh te vota e shqiptarëve. Ne kemi parë kur ambasadorët investohen për një qeveri dhe shqiptarët votojnë në krahun e kundërt. Rrallë herë presionet e ambasadorëve ajnë përputhur me votën e sshqiptarëve. Derisa kemi një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike po flas që 1992, ambasadorët bashkëpunojnë dhe mbajnë krahun e qeverisë. Kanë mbajtur krahun e qeverisë Berisha deri në qershor 2013 ashtu sic do mbajnë krahun e qeverisë Rama deri në qershor të 2017, nëse shqiptarët nuk vendosin ndryshe. Qeveria e një shteti bashkëpunon me qeverinë e një shteti dhe është e natyrshme që cdo qeveri të ketë disa përqëndje plus krahasuar me opozitën përsa i përkrahjes që i bëjnë të huajt.

Hila: Basha nuk po krijon një trup të vetë për të marrë frenat e partisë

Hila: Nuk do bëjë politikanin në këtë pikë, aq më tepër që PD ka disa probleme. Së pari trupa elektorale e deputetëve që përdor Basha është ajo që përzgjidhi Berisha, nuk është trupa me të cilën donte të punonte Basha.

Difekti i Bashës mendoj se  nuk po arrin të prezantojë  një trup të vetën e cila do të jetë e aftë të marrë frenat e pushtetit. Po ja rrisim shumë pikët Sali Berishës. Ndikimi i Berishës parasëgjithash është moral. Mos harrojmë që kemi një parti që është 25 vjet e lidhur me emrin e Berishës. Te e majta ka që qajnë akoma Enver Hoxhën, kështu që ta kuptojmë situatën si është. Unë nuk besoj se Berisha është aq ndërhyrës në punët e Bashës, por faktikisht kur e thotë një gjë Berisha padyshim amplifikohet. PSH për çështjen e plehrave tha Basha që nuk do ta njofim si ligj, e kundërshtojmë, kemi bërë gabim, kërkojmë falje, pas një dite e tha Berisha, por u amplifikua ndryshe nga Berisha.

Megjithatë unë e prisja dhe një ndjesë tjetër nga Edi Rama që i ka nxjerrë kot njërëzit në miting në 2013 dhe 2011. Duhet tja kërkonte një ndjesë apo jo?!

Pika tjetër që mendoj se është problematike e Bashës është një lloj mungesë disiplinë në parti. Në një parti në opozitë nuk mund të dali çdokush dhe të thotë mendimin e vet në publik. Në parti në opozitë ka forume sidomos anëtarët e lartë. Bash aka pasur kundërshti publike dhe janë nga forume të larta nga PD, kjo është një lloj sabotimi që i bëhen Bashës. Për çfarë lloj arsye? A janë të kapur nga vetë pushteti, a synon vendin e tija, nuk e honepsin dot. Kjo është një problematike që Basha duhet ta zgjidhë.

/Oranews.tv/

EMISIONET