Hetimi për ndërhyrjen ruse, Mueller së shpejti do të marrë në pyetje Trump

Hetimi për ndërhyrjen ruse, Mueller së shpejti do të

Këshilltari i posaçëm Robert Mueller kërkon të marrë në pyetje presidentin Donald Trump, në kuadër të hetimit që ai po udhëheq mbi ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Sipas mediave amerikane, Mueller po heton nëse presidenti Trump ka penguar drejtësinë.

Këshilltari i posaçëm Robert Mueller i është drejtuar presidentit Donald Trump për një intervistë rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e nëntorit 2016.

Sipas raportimit të mediave amerikane, pritet që marrja në pyetje të ndodhë shumë shpejt, ndërkohë që avokatët e presidentit po sigurohen që procesi do të ndodhë nën kushte shumë të specifikuara.

Në krahun tjetër, Donald Trump ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me këshilltarin Mueller.

Sidoqoftë, bruime pranë hetimit bëjnë të ditur se Mueller nuk ka për qëllim të sigurojë rregulla të veçanta për presidentin, pasi këshilltari i posaçëm po heton nëse presidenti ka penguar drejtësinë në momentin kur vendosi shkarkimin e ish-shefit të FBI James Comey.

Hetimi i Mueller vijon të shkaktojë gjithnjë e më shumë tensione në Shtëpinë e Bardhë, ku askush nuk besonte se procesi do të vijonte edhe gjatë 2018.

Kujtojmë se deri më tani, tre ish-anëtarë të fushatës së Trump janë akuzuar për favorizim të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016, gjë që nxiti ish-shefin e fushatës, Paul Manafort të ngrinte akuza ndaj Mueller për shkelje të mandatit të tij hetues.

EMISIONET