Hetimi mbi Kavanaugh, FBI nuk ka folur me Christine Blasey Ford
Ekipi i FBI-së që shqyrton pretendimet për sjellje të pahijshme seksuale kundër kandidatit të Gjykatës Supreme të SHBA Brett Kavanaugh ende nuk ka intervistuar akuzuesin e tij kryesor, thanë avokatët e saj.
Duke i shkruar FBI-së, avokatët e Profesoreshë Christine Blasey Ford thanë se ishte "e pakonceptueshme" që agjencia mund të bënte një hetim tërësor pa intervistuar atë.
Prof. Ford ka dëshmuar se Kavanaugh e sulmoi atë kur ishte një adoleshent.
Gjykatësi e mohon me forcë këtë.
Në një letër të shkruar të martën për drejtorin e FBI-së Christopher Wray dhe këshilltaren e përgjithshme të FBI Dana Boente, avokatët e Prof. Ford vunë re se kishin kaluar pesë ditë që kur ishte nisur kontrolli në rrjedhën e re të ngjarjeve.
Ata thanë se agjencia nuk ishte i ishte përgjigjur mundësisë për të intervistuar Prof Ford, ose "një seri emailesh dhe letrash në të cilat ne identifikuam dëshmitarë dhe dëshmi që ndoshta do të ndihmonin FBI-në".
Letra vazhdon: "Sot pasdite mësuam për njoftimet e medias se FBI nuk ka ndërmend të intervistojë as Dr Ford, as Gjykatësin Kavanaugh. Shpresojmë që ky raportim të jetë i pasaktë".
