Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri iu përgjigj ftesës së prokurorisë së krimeve të rënda pasditen e të hënës ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan.

mësohet se gjatë dëshmisë para prokurores së çështjes, ministri është pyetur për kallëzimin që dikasteri i tij ka bërë në dhjetor 2017. Gjiknuri mësohet se ka qëndruar fakteve të paraqitura në padinë penale ku evidentohet një dëm 53 milionë USD në buxhetin e shtetit.

Gjiknuri: Nuk kam ndonjë gjë për të shtuar. Ato gjëra që i kemi thënë në audit, ato janë. Nuk jam këtu për të bërë hetime. Ato që i kam thënë në audit, i thashë në prokurori.

i pyetur nëse do të ketë persona të tjerë të akuzuar në këtë çështje, ministri gjiknuri tha se këtë do ta vlerësojë prokuroria e cila ka në dorë hetimin e çështjes.

Gjiknuri: Unë nuk jam këtu për të bërë hetime. Çfarë kam për të thënë i kam shprehur në raportin e auditit tim, siç deklarova në Prokurori. Në cilësinë e personit kallëzues duhet të jepja shpjegimet e mia.

hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan tek krimet e rënda nisën pas kallëzimit të ministrisë së infrastrukturës dhe energjisë në 27 dhjetor 2017. ky dikaster bëri padi pasi auditoi përdorimin e fondeve në këtë vepër të infrastrukturës. deri tani për llogari të këtij hetimi janë arrestuar tre ish-zyrtarë të drejtorisë së rrugëve.



/Ora News.tv/