Hetimet rreth aksidentit në Tetovë vazhdojnë nesër

Hetimet rreth aksidentit në Tetovë vazhdojnë nesër

Hetimet në vendngjarje rreth aksidentit të rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, me çrast 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar do të vazhdojnë nesër me fillim nga ora 08:00. Rruga e vjetër do të jetë e mbyllur ndërsa autostrada do të jetë në funksion.

Sipas informacioneve të para nga hetimi, aksidenti ka ndodhur pasdite kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” me targa të Gostivarit ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Shoferi i autobusit është hospitalizuar, ndërsa nga ana e prokurorit publik është lëshuar urdhër për analizë të gjakut dhe urinës./Alsat.M/



EMISIONET