Burime jo zyrtare nga prokuroria e Durrësit kanë nxjerrë në media sot lajmin për nisjen e hetimeve me akuzen e pastrimit të parave ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ora News u interesua prane Prokurorise se Përgjithshme për të konfirmuar nëse nisja e hetimeve eshte e vertete.

Por burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme nuk e konfirmojne një gjë të tillë.

Llalla nuk iu nënshtrua vettingut pasi hoqi dorë nga e drejta për emërim në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë më 16 shkurt 2018 Llalla i shpall "non grata" në Amerikë. Atehere Ora News u interesua pranë Departamentit të Shtetit se përse Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e ka bërë këtë shpallje publikisht dhe përgjigja që u mor ishte kjo:  Zoti Llalla përmbush kushtin e parashikuar në seksionin 7031(c). Sekretari ka informacione të besueshme se zoti Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës gjatë periudhës së tij si Prokuror i Përgjithshëm.

Me korrupsion domethënës, Departamenti Amerikan i Shtetit nënkupton natyrën e veprimeve korruptive dhe impaktin e tyre në interesat kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

/Ora News.tv/