Hetimet për 4 hajdutët në Itali: Banda me bazë logjistike në Tiranë

Hetimet për 4 hajdutët në Itali: Banda me bazë logjistike

Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet në lidhje me një bandë shqiptare në fushen e vjedhjes, ku pak ditë më parë u arrestuan 4 shqiptarë, pas një ndjekje policore.

Të arrestuarit e pak ditëve më parë janë Meritan Tasha, 22 vjeç, Kostandin Cera, 34 vjeç, Adem Bodini, 27 vjeç, të gjithë të paligjshëm në territorin italian, dhe Daci Mensur, 32 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se sipas hetimeve pas tyre mund të jetë një organizatë e vërtetë e specializuar për vjedhjet midis dyqaneve dhe apartamenteve me një bazë logjistike në Tiranë.

Hetuesit italianë dyshojnë se mallrat e vjedhur në Itali përfundojnë në tregun e zi në Shqipëri.

Autoritetet po rindërtojnë dinamikën, gjithashtu janë në kërkim të një personi të pestë, i cili i shpëtoi arrestimit.

Katër shqiptarët u arrestuan në 23 gusht

Katër shqiptarër u arrestuan në 23 gusht, pasi sjellja e tyre e dyshimtë  tërhoqi menjëherë vëmendjen e agjentëve të policisë, të cilët arritën të gjenin makinën dhe e ndoqën me distancë të largët. Ndërhyrja e policisë nuk u prit mirë nga katër shqiptarët të cilët arritën edhe të godisnin agjentët e policisë.

Gjatë operacionit dhe reagimit të tyre të dhunshmë, njëri prej autorëve i armatosur, u plagos në këmbë nga një prej policëve.

Tjetri, shoferi i automjetit, po përpiqej sërish për t’u larguar, duke lëvizur me shpejtësi me makinë dhe u kap pas disa minutave ndjekje kur si makina e autorit ashtu edhe ajo e policisë përfunduan jashtë rruge.

Brenda mjetit të grabitësve u gjetën një televizor dhe bizhuteri të ndryshme ari, si rezultat i një vjedhjeje të kryer disa orë më parë në një banesë në Santa Maria Capua Vetere, pronarët e të cilës ishin me pushime. Në makinë u gjetën edhe disa mjete të cilat përdoreshin për vjedhje.

Brenda banesës së tyre u gjetën shuma parash, ora, shishe me pije alkoolike me vlerë të madhe dhe objekte të ndryshme të çmuara për posedimin e të cilëve nuk ishin në gjendje të jepnin sqarime. U gjet gjithashtu edhe unaza e martesës që i përkiste pronarit të banesës së Santa Maria Capua Vetere.

Tre grabitësit u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Poggioreale ndërsa të plagosurit iu komunikua arresti në spitalin civil në Frattamaggiore.

Nga hetimet e kryera mbi katër të arrestuarit, doli ndër të tjera se Daci ishte arrestuar, në mars 2017, për pjesëmarrje në oraganizatë kriminale që merrej me vjedhjet e shtëpive dhe ishte liruar më 18 janar; ndërsa Cera ishte arrestuar në dhjetor 2017 për një vjedhje dhe u lirua nga burgu në mars të vitit 2018. Dy bashkëpunëtorët kishin gjithashtu disa precedentë për krime ndaj pronës.

EMISIONET