Hetime edhe jashtë Shqipërisë për vrasjen ish-policit Arben Bilali

Hetime edhe jashtë Shqipërisë për vrasjen ish-policit Arben

Arrestimi i Gjergj Cukalit nuk ka mbyllur hetimet për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, në 30 janar të këtij viti.

Organi i akuzës vijon hetimet për gjurmët e tjera të gishtave që janë gjetur të fiksuara në makinën e përdorur nga atentatorët.

Sipas burimeve pranë policisë, gjurmët e fiksuara në disa pjesë të ndryshme të automjetit tip “Mercedez Benz CLS”, me ngjyrë blu të errët, që u gjet në afërsi të Mjull Bathores pak orë pas ngjarjes dyshohet të jenë të autorëve të krimit.

Por, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se këto gjurmë gishtash nuk ekzistojnë të regjistruara në sistemin e territorit shqiptar, ndaj dyshimet janë se atentatorët mund të jenë shtetas të huaj e vrasës me pagesë.

Autoritetet shqiptareu janë drejtuar disa shteteve të huaja, ku u kërkohet që të identifikojnë këto gjurmë gishtash.

Gjergj Cukali u arrestua pasi përgjigjja e ADN-së e gjetur në një bidon uji plastik brenda në makinë, ishte e tij.I arrestuar si bashkëpunëtor në ngjarje është edhe Arben Xhetanin.


EMISIONET