Hetim rrugës së Lumit në Vlorë, pezullohen punimet 6 muaj pasi nisën

Hetim rrugës së Lumit në Vlorë, pezullohen punimet 6 muaj

Puna për rehabilitimin e lumit të Vlorës është pezulluar 6 muaj pas nisjes.

Kompania bullgare që fitoi dhe tenderin për lotin e parë dhe nënkontraktorët  shqiptarë janë nën hetim nga Prokuroria e Vlorës për shfrytëzim të paligjshëm të basenit të lumit Vjosë.

Këto pamje të publikuara nga Ora News zbuluan skandalin e shfrytëzimit pa kriter të basenit të lumit të Shushicës, vunë në lëvizje agjencitë ligjzbatuese në Vlorë.

"Agjencitë ligjzbatuese, bazuar mbi faktet e përcjella nga Ora News, kanë nisur një procedim penal ndaj firmës Avtomagistrali - Tcherno more dhe nënkontraktorëve shqiptarë. Aktualisht te gjitha mjetet e firmës 'Arifaj' janë tërhequr nga terreni dhe puna është pezulluar".

Në të gjithë gjatësinë e rrugës nuk punohet, pasi zhavorri me të cilën shtrohet baza e lotit të parë, nxirrej  në shkelje të ligjit, siç konfirmon kjo shkresë zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Brenda lumit, këtë të hënë nuk ka asnjë fadromë, ndryshe nga pak kohë më parë, ku eksvatorët e firmës 'Arifaj' SHPK, nënkontraktorë për lotin e parë, gërmonin deri afër Urës së Drashovicës.

Këto pamje janë regjistruar për disa ditë më radhë në fund të vitit 2017 dhe fillim vitin 2018, tërhoqën vëmendjen e agjencive ligjzbatuese në Vlorë, të cilët pas verifikimeve të fakteve kanë regjistruar procedimin penal.

Për rrugën u zhvillua një tender ndërkombëtar, por zbatuesit e projektit me vlerë 2,002,817,718.47 lek janë vetëm shqiptarë, që duket se zgjodhën rrugën më të shkurtër për të ndërtuar një vepër të rëndësishme infrastrukturore për mijëra banorë të Lumit të Vlorës. 

EMISIONET