Pas pezullimit të Shefit të Hetimit, Edmond Cela mësohet se janë pezulluar nga puna edhe 4 punonjës të tjerë të doganës së Kapshticës. 

Burime pranë kufirit bëjnë të ditur se punonjësit kanë qenë në shërbim ditën që u kap droga nga pala greke.

Droga u sekuestrua në një autobus me targa AA390NY të shoqërisë së udhëtimeve Metro që rezulton në pronësi të drejtuesit të lartë të policisë.

Burimet thonë se pala shqiptare kishte dyshime për lëndën narkotike, por nuk arriti ta gjejë, ndaj është kërkuar rikontroll nga pala greke me aparatura më speciale.

Droga siç mësohet ishte e fshehur në një vend të përshtatur në derën e drejtësit e të mjetit, që u ndalua në kushtet e flagrancës dhe është marrë në pyetje.


/Ora News.tv/