Heroina e kapur në port, drejtuesi i kamionit pronar i një punishteje konfeksionesh

Heroina e kapur në port, drejtuesi i kamionit  pronar i një punishteje

Drejtuesi i kamionit, në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 11 kg heroinë në portin e Durrësit mësohet se është pronar i një punishteje konfeksionesh në zonën e Spitallës në Durrës.

Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës drejtonte kamionin me targë AA 943 OO, të cilën kësaj here kishte ngarkuar 15 koli me qese plasmasi. 

Kamioni me destinacion Firenzze e Italisë ishte ngarkuar në Tiranë.

Sasia prej 11 kg heroinë e paketuar në 10 pako të mëdha dhe një të vogël u gjet e fshehur nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.

 

EMISIONET