Për herë të parë në Kënga Magjike, moderatorja e njohur: Ishte ndjesi e fuqishme

Për herë të parë në Kënga Magjike, moderatorja e

Moderatorja e njohur, Arjola Shehu është bërë pjesë disa kohësh pjesë e ekranit, ku karriera e saj nisi me programe të thjeshta ndërsa tani prezanton cdo ditë emisionin ‘Kush Vjen Për Drekë’.

U bë më tepër e famshme nga pjesëmarrja në spektaklin ‘Kënga Magjike’, ku moderoi krah mikeshës së saj Nevina Shtylla dhe aktorëve të humorit si Bes Kallaku dhe Erion Isai, nën drejtimin e Ardit Gjebreas.

Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo foli për eksperiencën në festivalin ku triumfoi Anxhela Peristeri.

“Ishte aq e bukur sa nuk doja të mbaroja. Nuk jam njeri që kërkoj dhe e vuaj vëmendjen. Përkundrazi jam njeri pak më i tërhequr, besoj ju e keni vënë re. Por më ndodhi një gjë shumë e bukur, kur hypa në atë skenë ishte një ndjesi aq e fuqishme që unë nuk doja të zbrisja dhe kur po mbaronin skaletat e natës së dytë, thashë mos, iku dhe një natë tjetër”, tha Arjola.

EMISIONET