"Hëngri, piu dhe i kërkoi 500 mijë lekë ryshfet pronarit të restorantit", Berisha denoncon drejtorin e Hetimit Tatimor Sarandë

"Hëngri, piu dhe i kërkoi 500 mijë lekë ryshfet

Ish-kryeministri,Sali Berisha, denoncon vendosjen e gjobave ndaj bizneseve nga zyrtarë të Hetimit Tatimor.

Në faqen e tij në fb, ai ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Saranda, i cili pretendon se Drejtori i Hetimit Tatimor të Sarandës, Bardhyl Tafa, bashkë me shoferin e tij, pasi kanë ngrënë në një restorant i kanë  kërkuar 500 mijë lekë ryshfet pronarit sepse nuk kishin marrë kupon tatimor.

Pronari i restorantit nuk pranoi të paguajë, vijon denoncimin qytetari, dhe në restorant mbërriti policia që bëri dhe arrestimin e drejtorit të Hetimit Tatimor.

Por ndalimi i tij sipas denoncuesit zgjati vetëm dy orë.

Ja postimi i plotë  

Narkodrejtori i piktorit deshtak, pasi ha dhe pi kerkon dhe ryshfet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor mirmbrema. po ju shkruaj Ju pasi vetem Ju i diskrititoni keta rilindas te krimbur. jam nga Saranda. Mbreme ne oren 24 te m3snates tek resorant Peshkatari drejtori i hetimit tatimor Bardhyl Tafa bashke me shoferin e tij kane bere nje skandal. i kerkonin pronarit 500 000 lek te reja pasi hengren mire e mire aty bene pagesen e tyre dhe nuk moren kupon tatimor dhe i benin presion Ai nuk pranonte dhe dikush qe u ndodh aty prane ( nje punonjes i krimeve te renda) lajmeroi forcat e fnsh qe ndodhen ketu dhe i arestuan ne flagrance. keta pasi u likujduan me policine dhe prokurorine pas dy oresh dolen dhe sikur ska ndodhur gje. i gjith qyteti e ka mare vesh. lum ky popull . lutem publikoje se keta duhet te diskrititohen pasi cdo biznesi i kane vene tarifa 5 milion ose 5000 euro. kam dhe histori tjeter nese deshironi per kete drejtorin e dashuruar te Ahmetajt nese e doni pasi jane filmuar kudo. ju flm”


EMISIONET